Berisha: LDK dhe Vetëvendosja t’i bashkohen procesit te dialogut vetëm në Kuvendin e Kosovës

15:29 | 2 Janar 2019
V. S.

Avokati shqiptar dhe njëherësh ish këshilltari i ish kryeministrit Isa Mustafa është shprehur se bashkimi i spektrit politik përball Serbisë është i nevojshëm të ndodh dikur, por tash na duhet një opozitë e fortë.

Ai ka bërë thirrje që LDK dhe Vetëvendosje të bashkohen në dialog me Serbisë, vetëm në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, veprimet tjera jashtë Kuvendit janë përgjegjësi e institucioneve kushtetuese.

Postimi i plotë:

Bashkimi i te gjithe spektrit politik perball Serbise eshte i nevojshem te ndodh dikur, por jo domosdoshmerisht tani, ngase nje opozite e forte dhe e pergjegjshme eshte vlere e demokracise dhe i duhet shoqerise.

LDK dhe Vetvendosja! duhet t’i bashkohen procesit te dialogut me Serbine, vetem ne Kuvendin e Republikes se Kosoves, aty ku duhet te kaloje cdo marreveshje per ratifikim.

Te gjitha veprimet tjera lidhur me dialogun, te cilat zhvillohen jashte kuvendit, jane pergjegjesi e insitucioneve kushtetuese dhe nuk do duhej te barten tek ekipet e krijuara ad hoc./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme