Fytyrat e njohura publike ende po vazhdojnë që t’i përmbahen ‘trendit’ që të famshëm në rrjetet sociale t’i bëjnë edhe fëmijët e tyre.
Kjo ka ndodhur edhe gjatë gjithë vitit 2018, ku personazhet e njohura të skenës shqiptare kanë vendosur që të ndajnë gjithçka nga privatësia e fëmijëve të tyre së bashku me adhuruesit.
Hana tashmë ka hiq më pak se 217 mijë ndjekës në llogarinë e saj në “Instagram” dhe në emër të saj janë publikuar katër fotografi.
Adelina Tahiri dhe Serjoza Markov pas shumë spekulimeve në lidhje me jetën e tyre, e vëmendjen e madhe të mediave pas martesës janë sjell në jetë fëmijën e parë si çift, Jonin. E që tash Joni ka marr shumë vëmendje nga publiku dhe është shumë “aktiv” në rrjetet sociale, ai që tash ka 18.5 mijë ndjekës në rrjetin social “Instagram” dhe shumë ndjekës në 14 postimet e tij.
Lumi B dhe Miranda Mehmeti janë prindërit që një llogari në rrjetet sociale ia kanë hapur të birit që kur ishte i vogël. Kurse Blini tashmë më i rritur publikon shumë i imazhe, madje ka edhe rreth 4 mijë ndjekës, e në total ka bërë 186 postime.
Tuna dhe Patris Berisha po ashtu kanë hapur një llogari në rrjetet sociale për të birin e tyre Tianin, ky i fundit ‘publikon’ shumë fotografi dhe ka pothuajse 5000 ndjekës.
Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina kanë zgjedhur që edhe vajza e tyre e vogël të ketë ndjekës dhe të jetë e famshme në rrjetet sociale. Kaia Morina në llogarinë e saj në “Instagram” ka 7.716 ndjekës dhe 50 fotografi të publikuara.
Çiljeta nuk e ka kursyer as të Fernadon, të birin nga ekspozimi në rrjetet sociale që në fillim të ardhjes së tij në jetë. Por ani pse i vogli ka një llogari në rrjetet sociale, ku ka mbledhur më shumë se 11 mijë ndjekës, Fernando më nuk është aktiv në këtë llogari në “Instagram”.
Kurse, ekspozimi i fëmijëve në rrjetet sociale shpesh konsiderohet edhe si jo i nevojshëm e për më tepër i dëmshëm për fëmijët të cilët rriten me presionin e të qenit i famshëm dhe në vëmendjen e mediave. Por, të famshmit shqiptar duke se dëshirën më të madhe e kanë që fëmijët të fitojnë vëmendje nga fama e tyre.
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...