Google ADS

Presidenti serb: Duhet të gjejmë kompromis për Kosovën për ta parandaluar një tragjedi në Serbi

14:07 | 2 Janar 2019
V. S.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se duhet të gjendet një kompromis për Kosovën.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se për të mirën e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë duhet të arrihet  një kompromis, pasi siç tha ai, nuk dëshiron që të sjellë një tragjedi më të madhe në Serbi dhe një humbje më të madhe e më të keqe së kurrë, transmeton lajmi.net.

“Unë e shoh se njerëzit nuk e kuptojnë dhe nëse nuk e kuptojnë  unë nuk kam asnjë problem me këtë. Por, unë nuk dua që të udhëheq një politikë e cila në të ardhmen so t’i sillte Serbisë tragjedi më të këqia”, ka thënë Vuçiq në një intervistë me “Espresso”.

Vuçiq në këtë intervistë ka folur edhe për demarkacionin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nëse ai mund të shpjegojë më saktë demarkacionin e Kosovës, Vuçiq është përgjigjur se kurrë nuk e ka thënë një gjë të tillë, por që sipas tij, ai ka folur për vendosjen e një kufiri në mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Në bazë të asaj që thoni ju, nëse ne vendosim kufirin, atëherë kjo i bie që ne e kemi njohur Kosovën”, u përgjigj Vuçiq, transmeton më tutje lajmi.net.

Në këtë intervistë, Vuçiq ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje e problemit me Kosovën pasi që sipas tij, duhet të mendohet për të ardhmen e fëmijëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi se është i vetëdijshëm që disa po e quajnë tradhtar dhe si udhëheqësin më të keq të Serbisë, por ai tha se Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe jo në këtë kohë kur ai po udhëheq me shtetin serb. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme