Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e veçanta e vitit që po lëmë pas ka qenë krijimi i një momentumi të ri ndërkombëtar për mbylljen e çështjeve të hapura në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Thotë se pret nga partitë opozitare t’i bashkohen dialogut dhe se mesazhet e ndërkombëtarëve për këto parti janë të qarta.
Përveçse ka treguar obsesionimin që ka pasur vitin e kaluar për një “momentum” për marrëveshjen me Serbinë, Thaçi thotë se këtë vit pret që një marrëveshje paqësore me Serbinë që do ta sjellë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe njohjen nga Serbia është ambicia kryesore për vitin 2019.
Ndërsa, Thaçi thotë se presioni i ndërkombëtarëve ka filluar të shihet te partitë opozitare, që, sipas tij, po përafrohen me qëndrime rreth dialogut.
“Edhe bashkësia ndërkombëtare ka filluar të jetë më e qartë në mesazhet e saj. Kjo po reflektohet edhe në qëndrimet e partive politike kosovare, më saktësisht në përafrimin e qëndrimeve të partive politike për dialogun”, është shprehur Thaçi.
“Në takimet e delegacionit shtetëror për dialogun janë të ftuar edhe përfaqësuesit e partive opozitare. Uroj që edhe partitë opozitare së shpejti ta marrin rolin që u takon në këtë proces të rëndësishëm dhe historik për Kosovën”, ka thënë ai në një intervistë për Epokën e Re.
Ndryshe, në ekipin negociator të formuar përmes një rezolute që ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, është bashkuar edhe Partia Socialdemokrate, si e vetmja nga opozita.
Kryetari i saj, Shpend Ahmeti, do të jetë bashkëkryesues me Fatmir Limajn në një delegacion të përbërë nga partnerët qeveritarë.
Nuk dihet se cili do të jetë roli i tyre, pasi Zyra e Mogherinit njeh Thaçin si të vetmin negociator me presidentin serb Aleksander Vuçiq.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...