Reshjet e shiut dhe të dëborës do të rikthehen në Shqipëri.
Pas ditëve të fundit të thata dhe të ftohta, pritet që reshjet të nisin në të gjithë vendin.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për të mërkurën.
Priten reshje lokalisht të dobëta gjatë pjesës së dytë të ditës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshje në formë dëbore priten deri në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli).
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Bregdet: 2 / 11 °C
Vendet e ulëta: 0 / 8 °C
Vendet malore: -5 / 3 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Në zonat malore në Veri do të fryjë deri e fortë sot pasdite.
Parashikimi i motit për sot
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...