Lajçi ka folur nëse do të ftohen edhe krerët e shtetit meqenëse disa nga ta ishin komandantë. Ndër të tjera ai ka thënë se kjo Gjykatë do të trajtoj edhe krimet e pasluftës nëse ka pasur, si dhe sa do të jetë e paanshme kjo Gjykatë.
Arbresh.info: Gjykata Speciale ka filluar thirrjet e para, në bazë të kësaj dinamike, çfarë presim nga vitit 2019 nga kjo Gjykatë?
Driton Lajçi: Viti 2019 nuk do të jetë vit i lehtë, do të jetë vit i vështirë për faktin se shoqëria e Kosovës do të filloj të përballet me ato vështirësitë e Gjykatës Speciale. Tashmë kemi parë se disa persona veç kanë marr ftesa si të dyshuar dhe si dëshmitar, dhe tani procesi vazhdon, e vështirësia do të jetë më e madhe. Pakënaqësi do të ketë nga familjarët, nga kategori të ndryshme të shoqërisë, dhe nga të gjithë ata që e kanë konsideruar se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë i njëanshëm, i pa drejt, i panevojshëm për Kosovën.
Arbresh.info: A janë bërë në mënyrë të padrejtë ftesat ndaj atyre që janë thirrur nga kjo Gjykatë?
Driton Lajçi: Çdo shkelje procedurale e cila mund të ndodhë nga stafi i Dhomave të Specializuara, dhe Prokurorit të Special, duhet të adresohet. Janë organet e themeluara kompetente të cilat ligjërisht detyrohen që t’i përgjigjen shqetësimeve të njerëzve që trajtohen nga drejtësia. Edhe kjo duhet të trajtohet nga ombuds-personi. Në faza të caktuara të intervistuarit do të angazhojnë edhe mbrojtjen juridike, shoqëria e Kosovës, shteti i Kosovës, përmes ligjit e ka themeluar këtë zyrën që do të merret me koordinimin e procesit të mbrojtjes. Në një moment të caktuar do të ofrojmë shërbimet juridike, qoftë përmes kompanish avokatësh, apo individësh që do të japin ndihmën profesionale të gjithë atyre të cilët e kërkojnë dhe potencialisht akuzohen nga Gjykata Speciale, sikurse edhe familjet e tyre me rastin e vizitave, përcjelljen e seancave, dhe atyre që në moment të caktuar në faza të vonshme shpallen të pafajshëm me verdikt të formës së prerë, shoqëria e Kosovës ka vendosur t’i mbështes ata me nga aspekti juridik, logjistik dhe financiar.
Arbresh.info : A është ndarë buxhet për këtë zyre.
Driton Lajçi: Pritet të ndahet. Buxheti i Republikës së Kosovës pritet të miratohet deri në fund të vitit nga Kuvendi i Kosovës, dhe grupet parlamentare do të mbështesin edhe financiarisht, funksionimin e zyrës, respektivisht mbrojtjen juridike dhe ndihmën familjarëve të tyre.
Arbresh.info: Sa do të zgjas punën kjo Gjykatë?
Driton Lajçi: Është e paraparë pesë vite, me mundësi që ajo të vazhdohet në rast se nuk mbyllen rastet.
Arbresh.info: A do të trajtohen vetëm rastet gjatë kohës së luftës, apo do të ketë edhe raste tjera?
Driton Lajçi: Mandati i Dhomës së Specializuar dhe Prokurorit Special është Janar 1998 dhe Dhjetor 2000, që i bie edhe rastet gjatë luftës, edhe pas luftës. Të gjitha ato vepra që mendohet se kanë rënë ndesh me ligjin ndërkombëtar.
Arbresh.info: A do të trajtohen edhe rastet politike?
Driton Lajçi: Nuk mund të paragjykoj se çfarë gjetjesh ka gjetur prokurori konkret për rastet e caktuara. Mirëpo Gjykata Speciale të gjithë i trajton të pafajshëm, dhe nuk e amniston asnjë.
Mestitull: A do të ftohen krerët e shtetit disa prej tyre që dikur ishin komandantë ?
Arbresh.info: Është përmendur një numër i të ftuarëve, por a keni një numër të saktë për ata që janë ftuar deri më tani?
Driton Lajçi: Nuk ka listë të ftuarve, të ftuarit varësisht nga prokurori. Ftesat nuk bëhen në mënyrë automatike. Një prokuror në rast të caktuar, nëse e vlerëson se do të ketë gjetje, e fton për intervistë apo e klasifikon si të dyshuar. Nuk ka asnjë listë të gjerë të njerëzve të cilët ftohen, varësisht prej përparimit që ka bërë prokurori në rastin e caktuar.
Arbresh.info: Është përmendur që do të ftohen edhe komandantët e vijës së frontit. Duke parë që Kosova në krye të vendit ka komandant, a mund të konkludojmë që në vitin 2019 ata do të jenë të ftuar?
Driton Lajçi: Jo nuk mund të konkuldojmë, sepse këtu mandati nuk është që thirren organizata apo grup njerëzish të caktuar, varësisht prej përparimit që ka bërë prokurori në rastin e caktuar që mund të ftohen njerëzit. Përndryshe nuk ka listë të njerëzve, apo komandantë i vijës së frontit, apo liderë shtetërorë të cilët me automatizëm ftohen. Nëse prokurori ka përparuar apo ka gjetje, mund të intervistoj. Gjithçka deri më tash është transparente dhe është publike. Dihet publikisht kush është i ftuar si dëshmitar, dhe si i dyshuar, përfshirë janë komandantë zone, si ai i zonës së Drenicës dhe zonës së Llapit, dhe disa veprimtarë, senjorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët janë ftuar edhe si dëshmitar edhe si të dyshuar.
Arbresh.info: Kjo Gjykatë do të marr për bazë edhe mbledhjen e provave nga shtetet tjera, përfshirë shtetin e Serbisë. A mund të na dëmtojnë disa shtete nëse paraqesin prova jo të sakta?
Driton Lajçi: Tendenca është gjithmonë me na dëmtu. Sigurisht që Serbia përmes mekanizmave të vetë do të përpiqet të fabrikoj, mirëpo ne kemi dëshmi historinë e njerëzve tanë që janë gjykuar nga Gjykata Ndërkombëtare, siç është Haradinaj dhe Limaj, që kanë dalë të pafajshëm. Edhe atëherë ka pasur fabrikime, dhe unë nuk besoj në fabrikime, besoj në një proces kredibil ku edhe kësaj radhe ne do të dalim faqebardhë, sepse jemi faqebardhë, edhe para Zoti,t edhe para popullit.
Arbresh.info: A do të gjykohen për të dytën herë rastet e gjykuara?
Driton Lajçi: Është një parim në drejtësi që thotë ‘Rastet e gjykuara nga gjykata kredibile nuk mund të rihapen’, do të thotë aktgjykimet e formës së prerë. Për rastet e caktuara nga UNMIK, EULEX, Tribunali i Hagës, nuk mund të rihapen.
Arbresh.info: Sa mendoni se do të jetë e paanshme kjo Gjykatë?
Driton Lajçi: Me vetë faktin se ka qenë e panevojshme themelimi i saj, e ka një dozë anshmërie sepse bëhet fjalë për shqiptarë, edhe pse thuhet se nuk është kundër shqiptarëve, është kundër atyre që kanë shkelur ligjin ndërkombëtar. Por unë besoj se asnjëri prej tyre nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtarë, dhe ne do ta kualifikojmë si Gjykatë Kredibile mbas kate ose pesë vjetëve./ValdeteBerisha/arbresh.info
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...