Google ADS

Kina dhe Tajvani ashpërsojnë deklaratat

09:50 | 2 Janar 2019
A. B.

Presidenti kinez, Xi Jinping ka thënë se Pekini nuk do të heqë dorë nga opsioni i përdorimit të “të gjitha masave të nevojshme” kundër çdo forcë që kundërshton ribashkimin paqësor të Tajvanit dhe Kinës.

Presidenti Xi ka thënë se ai nuk ka asnjë dyshim se ribashkimi do të ndodhë.

Ai u ka bërë thirrje njerëzve në të dy anët e ngushticës së Tajvanit që të punojnë drejt këtij qëllimi. Më 1 janar, presidenti i Tajvanit Tsai Ing-wen i kërkoi Kinës të përdorte vetëm mjete paqësore në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.

Ai shtoi se ndërhyrja kineze në zhvillimin politik dhe shoqëror të Tajvanit ishte “sfida më e madhe e vendit të tij për momentin”.

Kina mohon ndërhyrjen në punët e brendshme të Tajvanit.

Forcat kineze nacionaliste të kryesuara nga Chiang Kai-shek u arratisën në Tajvan në vitin 1949 pas humbjes së një lufte civile ndaj komunistëve.

Kina nuk e njeh Tajvanin dhe një traktat formal paqeje nuk është nënshkruar kurrë./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme