Qytetarët në Kosovë shpesh bien pre e mashtrimeve nëpër markete të ndryshme të vendit.
Ndonëse çmimet e tyre vendosen kinse në lirim (aksion) në realitet çmimi i tyre është i njëjtë si më parë.
Shpesh konsumatorët adresojnë ankesa në Indeksonline lidhur me mashtrimet në çmime që bëhen nga pronarët e marketeve.
Për këtë parregullsi, zyrtarë nga Inspktorati i MTI-së kanë bërë të ditur se vazhdimisht po bëhen inspektime në tregun e brendshëm.
Në një përgjigje të MTI-së për Indeksonline kanë bërë m dije se në disa raste marketet e ndryshme nuk e kanë çmimin e njëjtë nga ekspozimi i tyre në rafte.
“Po ashtu edhe subjektet ekonomike janë të obliguar që me rastin e vendosjes në treg dhe ofrimit të mallrave për konsumatorë të sigurohen se konsumatorët do të paguajnë çmimin e njëjtë pa asnjë ndryshim. Gjatë inspektimeve të kryera dhe pas ankesave të konsumatorëve Inspektoret e tregut të MTI-së kanë hasur në disa raste që markete e ndryshme nuk e kanë çmimin e njëjtë nga ekspozimi i tyre e deri tek pagesa përfundimtare në arkë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Po ashtu, ata kanë bërë të ditur se jo vetëm në prag të festave por edhe kohë pas kohe gjatë inspektimeve vërejnë mashtrime të tilla.
“Inspektorati i tregut jo vetëm në prag të festave të fund vitit por edhe kohë pas kohe gjene raste kur zbritjet e çmimeve nuk janë në përputhje me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, këtu vlen të përmendet ndihma që kemi nga konsumatorët me identifikimin dhe informimin në Inspektoratin e tregut”, thuhet mes të tjerash në përgjigjën e tyre, derisa kanë theksuar se kanë marrë masa ndaj atyre që kanë bërë shkelje të ligjit dhe se kanë lëshuar gjoba.
Kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku për Indeksonline thotë se disa tregtarë po luajnë lojë të pandershme me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.
Ai tregon një rast të një fëmijë në Gjilan që është shtrirë në spital sepse është helmuar nga ëmbëlsirat e skaduara në dhuratën e blerë në një nga marketet në Prishtinë.
“Disa nga tregtarët luajnë lojë të pandershme me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, me sensin e kulturën e qytetarit konsumator taksapagues i cili ” nuk bohet horë ” për ca cent e për pak send ?!Ta ilustroj me një shembull: Një fëmijë në Gjilan është shtrirë në spitalin e Gjilanit sepse është helmuar nga ëmbëlsirat e skaduara në dhuratën e vitit të ri të cilën e ka blerë në Prishtinë ?! Nuk janë të paktë ata që paketojnë e shesin paketa të vitit të ri me artikuj të skaduar e me çmime të fryera – pa kontrolle. Shihet se fëmijët dhe disa kategori tjera të ndjeshme janë kategori fare e patrajtuar nga institucionet, fare të pambrojtur dhe tepër të rrezikuar”, ka thënë Kaçaniku.
Ai ka theksuar se me çmime të zbritura po jepen produkte me afat të skaduar.
“Me rastin e fushatave të shumta e të lodhshme me zbritje çmimesh, që rrezikojnë substancën / kulturën / sensin / lezetin e shopingut por edhe ekzistencën e mëtutjeshme të disa bizneseve e marketeve ( me rrezik falimentimi ) – e gjitha po shndërrohet në konsumerizëm eksploatues. Me ca çmime të rregullta të zbritura “kontrabandohen” edhe disa çmime të trukura, sasi të cunguara, skadencë e diskutueshme, përbërës e licenca të pamjaftueshme …të gjithat pa kontrollë”, ka thënë mes të tjerash ai.
Duhet përmendur se numri i qytetarëve që ankohen qoftë për cilësinë apo çmimet e produkteve është i lartë. Jo rrallë herë ata mashtrohen nga çmimet, apo edhe hasin në produkte me afat të skaduar nëpër dyqanet në Kosovë.
Në Zyrën për Mbrojtjen e Konsumatorit këtë vit janë trajtuar 196 ankesa nga qytetarët
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...