Mbretëria e Bashkuar pritet të largohet nga Bashkimi Evropian saktësisht në orën 11 pasdite, më 29 mars të vitit 2019.
Kryeministri i atëhershëm i Britanisë së Madhe, David Cameron vendosi datën 23 qershor për një referendum nëse vendi duhej të qëndronte në BE ose të largohej. Njoftimi i tij pasoi menjëherë me ministrat e qeverisë të deklarojnë mbështetjen e tyre për fushtat e quajtura “ të qëndrojmë” ose “ të largohemi”.
Ndërsa Kryemnistrja e tanishme e Britanisë, Theresa May ka caktuar kohën dhë datën në ligjin britanik se kur përfundimisht do të largohet Britania nga Bashkimi Evropian,në mënyrë qetë ndalojë çdo kthim prapa në afatin kohor për largimin nga BE. Kryeministrja përfshiu datën dhe kohën në Aktin e Tërheqjes së Be-së, i quajtur më parë Akti I Shfuqizimit të Madh.
Në datën 23 qershor u mbajt edhë referendumi dhe rezultoi me 51.9% për të lënë Bashkimin Evropian dhe 48.1% për të qëndruar në BE.
Pas muajsh të tërë bisedimesh, Britania e Madhe dhe BE ranë dakord për një marrëveshje Brexit, marrëveshje kjo e përbërë prej 585 faqesh. Kjo marrëveshje është një tekst ligjërisht I detyrueshëm që përcakton kushtet e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Mbulon se sa para I takojnë BE-së dhe çfarë ndodh me qytetarët e Britanisë qe jetojnë në vende të tjera te BE-së dhe qytetarëve të BE-së që jetojnë në Britaninë e Madhe. Marrëveshja gjithashtu propzon një metodë për të shmangur kthimin e një kufiri fizik të Irlandës Veriore.
Gjithashtu një deklaratë prej 26 faqesh mbi marrëdhëniet e ardhshme, skicon llojin e marrëdhënieve afatgjata që Mbretëria e Bashkuara dhe BE duan të kenë në një sërë fushash, duke përfshirë tregtinë, mbrojtjen dhe sigurinë.
Më 14 nëntor Kabineti I Mbretërisë së Bashkuar u pajtua me tekstin e marrëveshjes së tërheqjes, por kishte dy dorëheqje, dukë përfshirë sekretarin Dominic Raab, që ishte përkrahës i fuqishëm i Brexit.
Më 11 dhjetor ishte caktuar të mbahej votimi i përbashkët që kryeministrja Theresa May, të ketë “siguri të mëtejshme” nga deputetët për marrëveshjen Brexit. Theresa May nuk i pati të gjitha votat e nevojshme dhe u detyrua që të i ne Bruksel pëe të diskutuar përsëri për marrëveshjen.
Bisedimet në Bruksel nuk rezultuan ashtu siç mendoi May pasi që Brukseli I tha asaj se nuk do të ketë rinegociim të marrëveshjes dhe se ishte ajo e cila duhej t’I bindte deputetë e saj të e mbështesin planin e Brexit.
Pse Britania e Madhe do të largohet nga BE?
Arsyet se pse Britania e Madhe dëshiron të largohet nga Bashkimi Evropian:
Ekonomia: Një ndër aryset kryesore se pse britanikët duan të dalin nga BE është edhe çështja e ekonomisë, ata e shihnin sikur po dëmtoheshin më shumë të qëndrojnë në të sesa të largohen. Britania thotë se ajo ishte duke mbetur mbrapa për shkak se BE-ja I kishte vënë shumë rregulla për bizneset dhe se janë detyryar të paguajnë miliarda funta për shumë pak në këmbim.
Emigracioni: Tjetër aryse është edhe emigracioni, një çështje shumë e rëndësishme për britanikët e sidomos për ata që e përkrahin fuqishëm “Brexit”. Ata donin qe Britania të merrtë kontrollin e plotë të kufijvë të saj dhe të zvogëlonte numrin e njerëzve që shkonin atje për të punuar ose jetuar.
Lëvizja e lirë: Gjithashtu Britania e Madhe është kundër të ashtuquajturës “lëvizja e lirë”, qe do të thotë se populli I shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk do të kenë nevojë të marrin një vizë për të shkuar dhe për të jetuar në një vend tjetër të BE. Fushta e quajtur “Largim” gjithashtu kundërshtoi idenë e “bashkimit gjithnjë e më të ngushtë” midis shteteve antëtare të BE dhe asaj që atae shohin si lëvizje drejt krijimit të “Shteteve të Bashkuara të Evropës”.
Periudha e “tranzicionit”
Tranzicioni I referohet një periudhe kohore pas 29 marsit 2019, deri më 31 dhjetor 2020 (ose edhe më vonë) në mënyrë që gjithçka të bie në vend dhe për të lejuar bizneset dhe të tjerët të përgatiten për momentin kur rregullat e reja pas Brexit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE të fillojnë. Kjo periudhë gjithashtu lejon më shumë kohë për detajet e marrëdhënies së re që do të realizohet plotësisht. Lëvizja e lirë do të vazhdojë gjatë periudhës së tranzcionit, siç dëshiron BE. Britania e Madhe do të jetë në gjendje të jetësojë marrëveshjet e saj të tregëtisë edhe pse ato nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në fuqi deri më 1 janar 2021. Mirëpo duhet të kemi parasysh se kjo periudhë tranzicionit do të ndodhë vetëm nësë kalon Brexit, pra nëse Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian bien dakord për nje marrëveshje./Arditë Shkodra/arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...