Përpos bisedimeve Kosovë – Serbi, që pritet të sjellin një marrëveshje më së paku në muajin prill të vitit 2019, janë edhe disa ngjarje nëpër botë, që priten me ankth sespe mund të ndikojnë kahjet e progresit ose regresit botëror.
Më poshtë është lista kronologjike e 10 prej ngjarjeve më të rëndësishme që parashikohen të ndodhin në vitin 2019, e të cilat do të monitorohen nga mediat dhe fuqitë botërore.
Një president i ri në Brazil
1 janar: I zgjedhur në tetor, Jair Bolsonaro, ish-ushtarak i së djathtës ekstreme, nis mandatin për 4 vite në fuqinë më të madhe ekonomike të Amerikës Latine.
Zgjedhjet të përgjithshme në Nigeri
16 shkurt: Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në Nigeri, shteti me popullsinë më të madhe dhe fuqia e parë ekonomike afrikane, por edhe vendi ku xhihadistët janë aktivë.
Referendumi i kushtetutës në Kubë
24 shkurt: 60 vjet pas revolucionit, kubanezët shkojnë në një referendum për një kushtetutë të re, që për herë të parë njeh ekonominë e tregut, pronën private dhe hap mundësinë e martesave homoseksuale.
Brexit
29 mars: Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Europian në orën 00:00, me orën e Belgjikës. Eshte hera e parë që kjo ndodh në historinë e ndërtimit të Europës.
Zgjedhjet presidenciale në Algjeri
Prill: Parashikohen zgjedhje presidenciale ne Algjeri. Kandidimi i 81-vjecarit, Abdelaziz Bouteflika në pushtet që ne 1999, mbetet i pasigurt.
Akihito abdikon
30 prill: Perandori 84-vjeçar i Japonisë, Akhito, heq dorë nga froni dhe i jep titullin djalit të tij, Naruhito.
India voton
Prill: Zgjedhje legjislative ne Indi, demokracia më e populluar në botë. Kryeministri Narendra Modi, nacionalist hindu, prezantohet për një mandat të dytë.
Parlament i ri Europian
23-26 maj: Dy muaj pas Brexitit, ndryshohet Parlamenti Europian në Strasburg, i cili do numërojë tashmë 705 deputetë.
Regbi në Japoni
20 shtator: Fillon Kupa e Botës në Regbi, në Japoni, është hera e parë që Azia pret këtë eveniment.
Atletikë në Katar
27 shtator: Katari pret Kampionatin Botëror të Atletikës, ku ka përgatitur masa të reja kundër nxehtësisë si për shembull një maratonë gjatë natës dhe një stadium të klimatizuar. /gazetametro.net/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...