Google ADS

Policia jep detaje për rastin e djegies së një objekti në Gavran të Gjilanit

22:31 | 1 Janar 2019
Arbresh Info

Është raportuar se në lagjen “Gavran” të qytetit të Gjilanit është djegur një objekt për të cilin dyshohej se ishte ambulanta “Dardania, Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, për të cilin thonë se u djeg vetëm një pjesë ndihmëse e ambulanes dhe jo ambulanta “Dardania”.

Për “Zërin” zyrtari për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, tha se nga ky rast nuk ka të lenduar përveç disa dëmeve të vogla materiale.

” Është djegur objekti përcjellës ndihmës i ambulantes “Dardania” në Gavran të Gjilanit. Ende nuk dihen shkaqet, vetëm se Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Nuk ka as të lënduar nga kjo djegie vetëm dëme të vogla materiale”, tha Hashani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme