Hapësira pranë muzeut etnologjik të Kosovës e cila nga viti 2006 i është dhënë në shfrytëzim Rrjetit të Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës (RRIPAK), tashmë me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), duhet të kthehet në hapësirë të pashfrytëzuar nga RRIPAK.
Kjo hapësirë i ishte dhënë në përdorim RRIPAK-ut sipas një marrëveshje mes kësaj të fundit dhe Muzeut Etnologjik, pa përfshirjen e MKRS-së. Tash ministria kërkon që kjo hapësirë të lirohet, dhe për këtë ka paraqitur kërkesë.
Në anën tjetër RRIPAK thotë se MKRS nuk ka të drejtë të kërkojë një gjë të tillë, pasi që nga fillimi marrëveshja është arritur mes Muzeut dhe RRIPAK, pa përfshirjen e ministrisë. Drejtuesit e RRIPAK-ut thonë se kjo çështje ka prapaskenë politike, ngase kjo kërkesë është bërë menjëherë pas formimit të qeverisë së re.
Kryetari i bordit të RRIPAK-ut, Yll Rugova, tha se me ardhjen e qeverisë së re, në vend se kultura të përparohet ajo po degradohet edhe më shumë.
“Është shumë interesant që ministria e Kulturës me qeverisjen e re, ka marr vendime të cilat në vend se ta përmirësojnë ambientin e kulturës, i cili edhe ashtu është keq, faktikisht e ka degraduar tutje. Degradimi po shkon deri në ato përmasa, sa mundemi me e pa, janë duke u bërë veprime që të mbyllin galerinë. Janë pak galeri që po funksionojnë në Prishtinë, kurse disa të tjerave është duke ua ndërruar strukturat organizative dhe drejtorin, asisoj që edhe ajo pak punë që është bërë në ato galeri, të largohet fare. Ne jemi shumë të shqetësuar për vendimin e ministrisë së kulturës, që përzgjedhjen e drejtorit e drejtorisë së kulturës në galerinë e arteve ta bëjë me konkurs të mbyllur, në mesin e shërbyesve civil të ministrisë. Dhe jemi edhe më të shqetësuar që qendrës Stacion, që është një nga anëtarët e Rripak-ut, është duke tentuar t’ia marr objektin”, tha Rugova.
Edhe Albert Heta, nga ky rrjet, tha se që nga ndërrimi i qeverisë kjo ministri ka marr form atin e institucionit ndjekës. Krejt kjo, sipas tij, për arsye të politikave shtetërore.
“Shqetësuese për neve kanë qenë gjetja e një dokumenti zyrtar të MKRS-së, i cili i përshkruan politikat e kulturës të departamentit të artit dhe kulturës në kuadër të MKRS-së, të cilat në një mënyrë zyrtare artikulojnë qëllimet e këtyre politikave, të cilat për neve pa pasur një dokument zyrtar na janë dukur si improvizime të disa politikanëve të instaluar në MKRRS. Pushteti i instaluar në këtë ministri ka marr formatin apo profilin e institucioneve ndjekëse, të cilat tentojnë me ia ngushtu rrethin vlerave”, tha Heta.
Përndryshe, “Stacion”, Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës, nuk kanë kërkuar leje qëndrimi në këtë objekt asnjëherë. Kjo për arsye se nuk e kanë parë të arsyes hme që të kërkojnë leje nga MKRS, sepse kanë pasur marrëveshje me muzeun etnologjik për qëndrim në këtë hapësirë.
RRIPAK thotë se objekte të pashfrytëzuara ka mjaftueshëm në Kosovë, prandaj edhe një objekt më shumë është i panevojshëm dhe në dëm të vendit.
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...