Shpëtohet turisti gjerman në Brezovicë

20:45 | 1 Janar 2019
Arbresh.info

Ishte nisur për t’u ngjitur në majën e malit Luboten.
Por jo gjithçka shkoi mirë në këtë rast për gjermanin Patrick Wachselbaum, i cili e kishte të pamundur të kthehej nga ajo lartësi shkaku i mjegullës.

Patriku i cili po e vizitonte për herë të parë Brezovicën, kishte vetëm një numër të kontaktit, ku edhe u drejtua për ndihmë.

Reagimi për t’i dalë në ndihmë vizitorit nga Gjermania ishte i menjëhershëm.
Pavarësisht ngjarjes jo të mirë që i kishte ndodhur një ditë para ndërrimit të moteve, Patrick Wachselbaum thotë se nuk do të ndalet së vizituari Brezovicën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme