Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un paralajmëroi se vullneti i mirë në shkëmbimet me Uashingtonin mund të marrë fund nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë sanksionet për të detyruar regjimin e Phenianit të heqë dorë nga armët bërthamore.
Në fjalimin e përvitshëm me rastin e Vitit të Ri, udhëheqësi koreano-verior foli për “synimin e tij të vendosur” për të mos prodhuar apo testuar armë bërthamore, po ashtu as për të “përdorur apo përhapur” arsenalin e këtij vendi. Ai shtoi se ishte i gatshëm për një takim tjetër me Presidentin Donald Trump këtë vit. Por Kim Jong Un shtoi se vendi i tij mund të detyrohet të ndjekë një rrugë tjetër nëse Uashingtoni “nuk merr masa korresponduese”. Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut të heqin dorë nga manovrat e përbashkëta ushtarake.
Në qershor të vitit të kaluar, në takimin e tyre historik Kim Jong Un dhe Presidenti Trump nënshkruan një marrëveshje pa terma konkrete me synimin për negociata të mëtejshme. Por negociatat kanë ngecur pasi Pheniani këmbëngul për heqjen e sanksioneve në përgjigje të përparimit të vogël që ka bërë regjimi koreano-verior. Pheniani nuk pranon thirrjet e Uashingtonit për çarmatim të plotë bërthamor para se të rishikohen sanksionet.
Koreja e Veriut po ashtu ka kërkuar që Uashingtoni dhe Seuli të nxjerrin deklarata paqeje për të ndalur zyrtarisht politikat armiqësore dhe për të zëvendësuar armëpushimin që ka ekzistuar që nga përfundimi i Luftës së Koresë në 1953. Kritikët thonë se deklarata e paqes do të bënte të pamundur praninë e trupave amerikane në Korenë e Jugut. /voa
Dita e Pavarësisë, FSK dhe Policia e Kosovës parakalojnë sot
Kosova sot feston 17-vjetorin e Pavarësisë
17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet me një sërë akti...
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...