Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për familjen e Avni Hysenit, ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që vdiq mbrëmë pas një sëmundje të rëndë.
Ky është shkrimi i deputetit Haradinaj:
Miku im i dashur, fjalët janë të pakta për ta përshkruar dhimbjen, por ti do të mbetesh i përjetshëm në zemrat tona. Sikurse veprat tua dhe të familjes tënde që ishin përtej legjendave. Do na mungosh neve, por do ju bashkohesh burrave të kombit që i kishe përkrah luftës për liri.
Lavdi.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...