Themeluesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati aktivitetin e tij human thotë se e ka filluar 7 vite më parë me hapjen e kuzhinës humanitare në Komunën e Prizrenit. Për këtë veprim, ai thotë se është inspiruar gjatë kohës së luftës për aq kohë sa kishte qenë edhe vet si refugjat.
Humanisti Kastrati në një intervistë për portalin “Arbresh.info”, ka treguar se përveç këtij aktiviteti, shoqata ndan edhe pagë mujore për fëmijët jetim, ndërton shtëpi dhe dhuron banesa për familjet pa strehim.
Tani ai thotë se më nuk ka aspak vështirësi të grumbulloj fonde për t’iu dalë në ndihmë familjeve, kjo pasi që sipas tij donatorët janë të rregullt në kontributin e tyre.
Kastrati, është pyetur edhe për inkuadrimin e tij të mundshëm në politikë pasi që ka fituar simpatinë e një pjese të madhe të qytetarëve, ai gjithashtu tregon për synimet tjera në misionin e tij bamirës i cili është shpresë për të gjitha familjet nevojtare.
Portali Arbresh: Zotëri Kastrati çfarë ju ka shtyrë të merreni me humanizëm?
Kastrati:Kam punuar me shoqata humanitare pastaj për metodën e punës tonë kam qenë refugjat edhe vet, dhe aty e kam marrë si model të punës.
“Jam ushqyer në kuzhina humanitare në Evropë, aty ka lind edhe ideja se gjëja e parë që do të bëjë kur të kthehem në Kosovë ishte që ta hapi edhe vet një kuzhinë të tillë dhe falë zotit që shtatë vite ekziston kjo kuzhinë’’- tha Kastrati
Portali Arbresh: Ju drejtoni në shoqatë humanitare “Jetimat e Ballkanit”. A mund të na flisni pak rreth aktiviteteve të kësaj shoqate?
Kastrati: Jetimat e Ballkanit është themeluar në dhjetor të vitit 2009.
Shoqata jonë ka katër aktivitete bazë:
“Është kuzhina humanitare, pakot ushqimore, pagat mujore për fëmijët jetim dhe ndërtimi i shtëpive për familjet nevojtare ato që kanë truall ndërsa ato që nuk kanë bëhet blerja e një banese për ta”.
Portali Arbresh: Si bëhet përzgjedhja e familjeve në nevojë?
Kastrati: Shoqata jonë është derë e shpresës për çdo familje nevojtare, kërkesa na vijnë nga të gjitha anët, çdo kërkesë adresohet menjëherë dhe ne shkojmë për vizitë me një pako ushqimore.
Gjatë vizitës ne shohim gjendjen e tyre dhe i selektojmë familjet që kanë nevojë urgjente për strehim, pastaj hyjnë në listën e verifikimit e për këtë listë ne kemi staf dhe bashkëpunëtorë në gjithë Kosovën dhe në të gjitha trojet shqiptare. Pas këtyre aktiviteteve ne presim deri sa të na ndezët një dritë e gjelbër dhe i befasojmë këto familje.
Portali Arbresh: A keni vështirësi në mbledhjen e fondeve?
Kastrati:Në fillim po. Na është dashur të presim tre deri në katër muaj derisa të mblidhet fondi për një shtëpi, por falënderoj zotin se ne që tri vite nuk lypim asnjëherë vetëm shkojmë e bëjmë befasi.
“Tani kemi arritur të fitojmë besimin e masës të cilët vijnë e i sjellin donacionet e tyre ndërsa ne familjeve në nevojë vetëm shkojmë e ju bëjmë surpriza’’- tha tutje Kastrati
Portali Arbresh: Cilët janë donatorët e rregullt që i ka shoqata “Jetimat e Ballkanit”?
Kastrati:Qysh nga themelimi i shoqatës ndër donatorët me të rregullt janë tre persona të cilëve u jemi falënderues për arritjet tona deri tani. Është Presidenti i Mabetex-it Behgjet Pacolli të cilin e falënderoi shumë për kontributin e dhënë, ishte i ndjeri tashmë Riza Lluka ish drejtori i televizionit Dukagjini dhe Irfan Fusha pronari i kompanisë ‘ABI’, në Prizren.
‘’Në momentet e vështira si dhe atëherë kur kemi pasur nevojë këta tre persona na kanë qëndruar afër gjithmonë’’, është shprehur ai.
Portali Arbresh: A ekziston ndonjë donator që dhuron shuma të mëdha parash, por nuk dëshiron t’i zbulohet emri?
Kastrati:Po ka, por te nuk ka mundësi të dhurojnë diçka pa i pasur ne të dhënat e tij, por për publikun mund të jenë anonim.
Shumat më të mëdha të donatorëve kanë qenë në vlerë të një apartamenti. Apartamenti më i shtrenjtë që është blerë është në vlerë prej 59 mijë eurove nga një djalë i ri nga qyteti i Gjilanit.
Portali Arbresh: Sa është numri i shtëpive që i keni ndërtuar si dhe banesave që i keni shpërndarë?
Kastrati:Siç e ceka më herët është dashur të presim me katër muaj deri në pesë derisa kemi arritur ta sigurojmë shumën për një shtëpi. Nëse flasim se sa shtëpi janë ndërtuar brenda tri viteve, mund të ju them se gjatë vitit të parë janë ndërtuar 10 deri në 12 shtëpi.
Në vitin e dytë ka shkuar numri i shtëpive të ndërtuara 40 deri në 50, kurse këtë vit kemi arritur t’i ndërtojmë mbi 100 shtëpi.
‘’Numri i përgjithshëm i shtëpive dhe banesave kalon mbi 200 familje në nevojë që kemi arritur t’i strehojmë’’- tha tutje Kastrati
Portali Arbresh: Ju keni fituar simpatinë e një pjese të madhe të qytetarëve, a keni menduar të futeni në politikë? Nëse po cilës parti do t’i bashkoheshit?
Kastrati:Jo nuk e kam në plan ti futëm politikës.
Portali Arbresh: Sa familje i keni bërë me shtëpi gjatë vitit 2018?
Kastrati: ‘’Janë diku afro 114 familje që kanë përfituar të bëhen me shtëpi dhe banesa gjatë këtij viti’’- u shpreh ai
Portali Arbresh:Cilat janë projektet për vitin e ardhshëm?
Kastrati: “Jetimat e Ballkanit” e kanë si rregullore pak flasin shumë punojnë, andaj ja lëmë kohës më mirë lë të flasin punët.
/A.Bajraktari/arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç