Google ADS

10 transferimet e bujshme që do të ndodhin në janar

10:21 | 1 Janar 2019
arbresh.info

Afati i transferimeve në janar mund të sjell shumë befasi.

Afati i janarit hapet më 1 janar në disa liga evropiane, andaj shumë lojtarë duan të ndërrojnë skuadër.

Eden Hazard mund të largohet nga Chelsea për te Real Madridi qysh në janar, nëse këta të fundit e gjejnë zëvendësuesin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Isco Alarcon shihet si zëvendësuesi ideal i belgut te skuadra londineze, andaj madrilenët do të heqin dorë nga spanjolli nëse i marrin shërbimet e belgut.

Ivan Perisic ka kohë që po e mendon largimin nga Inter, ku Manchester United vazhdon të jetë i interesuar për të.

Christian Pulisic është shumë afër marrëveshjes me Chelsean, ndërsa Liverpool qëndron ende në garë për të.

Yaya Toure dëshiron të rikthehet në Premeirligë, pas largimit nga Manchester City në drejtim të Olympiakos, por që u largua pas vetëm dy ndeshjeve të zhvilluara aty.

West Ham dhe Crystal Palace janë të interesuara për të, transmeton “lajmi.net”.

Aaron Ramsey ka hyr në muajt e fundit të kontratës me Arsenalin, andaj uellsiani është shumë afër të kaloj si lojtar i lirë te Juventus.

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi, andaj blutë duan ta transferojnë Callum Wilsonin nëse dështojnë ta transferojnë Gonzalo Higuainin.

Cesc Fabregas po e kërkon largimin nga Chelsea, pasi nuk po luan standard. Milan dëshiron ta transferoj spanjollin në shumën e 10 milionë euro.

Cardiff dëshiron të bëjë disa transferime në janar, në mënyrë që t’i shpëtoj rënies nga liga. Emiliano Sala është shumë afër të kaloj te skuadra nga Premierliga.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme