Njëzet vjet nga futja e euros, udhëheqja e Bashkimit Evropian e vlerësoi monedhën unike evropiane si një simbol të unitetit, sovranitetit dhe stabilitetit.
“Euroja është bërë një simbol i unitetit, sovranitetit dhe stabilitetit”, tha Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, një nga nënshkruesit e marrëveshjes për krijimin e monedhës së përbashkët.
Në deklaratën e tij, Junker tha se ai e konsideronte atë si nënshkrimin më të rëndësishëm që avuri në letër, shkruan tesheshi.
“Krijimi i euros 20 vjet më parë – me çlirimin e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe bashkimin e Gjermanisë, ishte një moment kyç dhe vendimtar në historinë evropiane”, tha Tusk.
Politikani i lartë i Brukselit, theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të elasticitetit të euros ndaj krizave të ardhshme.
“Ne duhet të jemi gati për atë që mund të sjellë e ardhmja”, beson Junker.
Euro u bë monedhë zyrtare e 11 shteteve anëtare të BE-së më 1 janar 1999, duke mundësuar pagimin e çeqeve, kartat e kreditit dhe transfertat.
Kartëmonedhat dhe monedhat e euros u futën në qarkullim në vitin 2002.
Sot, rreth 340 milionë qytetarë marrin e japin në euro në 19 nga 28 shtetet anëtare. Euro është monedha e dytë më e madhe pas dollarit amerikan.
60 vende të botës gjithashtu përdorin euron ose lidhin monedhën e tyre me euro.
“Pas 20 vjetësh kemi një brez që njeh vetëm euron si një monedhë vendase”, tha Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...