Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se asnjë shtëpi nuk është djegur në Drenas si dhe ka vizituar pak para ndërrimit të motmoteve Stacionin policor në Drenas, Zjarrfikësit si dhe Emergjencën e QMF-së në Komoran.
Ai po ashtu ka ftuar qytetarët të festojnë pa armë, shkruan portali arbresh.info
Me këtë rast, ai ka shkruar “në këtë ndërrim motesh, Policia, Zjarrfikësit dhe Emergjenca, garantojnë sigurinë dhe mirëqenien shëndetësore për qytetarët e komunës tonë. Falënderim dhe respekt për punën Tuaj”.
Ja postimi i Ramiz Lladrovcit në fb:
“Sonte, në komunën e Drenasit, nuk është djegur asnjë shtëpi. Mediat kanë njoftuar në mbrëmje se në komunën tonë është djegur një shtëpi. Posa e mora lajmin, shkova në vendin e ngjarjes ku supozohej djegia e shtëpisë dhe për fat të mirë, nuk ishte djegur shtëpia, por një njehsor i rrymës, pa dëme të mëdha. Po ashtu, sonte është djegur një kabllo e tensionit të lartë, pa dëme tjera. Fatmirësisht, nuk janë dëme të mëdha. Sonte, pak para ndërrimit të moteve, kam vizituar Stacionin e Policisë në Drenas, për t’i uruar dhe falënderuar ata për një vit plot suksese dhe bashkëpunim të ngushtë, në dobi të rendit dhe qetësisë në komunën tonë. Faleminderit. Krenar me Policinë e Kosovës! Po ashtu, vizitova Zjarrfikësit e komunës tonë, duke i falënderuar për punën gjatë vitit 2018 dhe i kam uruar për një vit të suksesshëm dhe me shëndet për secilin zjarrfikës dhe familjet e tyre. Krenar me zjarrfikësit, faleminderit! Vizita në Komoran, kishte edhe një kuptim më shumë se sa urimi për vitin e ri. Premtimi i vjetëm për ngritjen e shërbimit emergjent 24 orë në Komoran, në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ishte motivi im shtesë për këtë vizitë. Këtu në veçanti shkova për të shprehur respekt për punën pa ndërprerje të mjekëve dhe zyrtarëve shëndetësorë, në shërbim të shëndetit të qytetarëve tanë. Në këtë ndërrim motesh, Policia, Zjarrfikësit dhe Emergjenca, garantojnë sigurinë dhe mirëqenien shëndetësore për qytetarët e komunës tonë. Falënderim dhe respekt për punën Tuaj. Urime dhe gëzuar qytetarë të Drenasit, Viti i Ri 2019. Ju lus, festoni pa armë!”
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...