Google ADS

Intervistë pa kravatë me ministrin Shala

23:15 | 31 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për herë të parë rrëfen për jetën e tij jashtë politikës.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për herë të parë ka rrëfyer për jetën, familjen, punën.

Në një intervistë ekskluzive dhënë për lajmi.net, ministri Shala ka treguar se sa është i dhënë pas familjes, punës, mbrëmjeve, a konsumon produkte serbe, cili është ushqimi i tij i preferuar e shumë e shumë gjëra tjera.

Më poshtë ju sjellim intervistën e plotë të ministrit Shala:

Si festohet Viti i Ri në familjen tuaj?

Zakonisht ndërrimin e moteve e presim bashkë me familjen time. Shikojmë programet e televizioneve tona.

A do të pranonit ta festonit Vitin e Ri nëse në tryezën tuaj do të kishte vetëm produkte serbe?

Edhe unë dhe familja ime përpiqemi që në tryezën e familjes ta furnizojmë me produkte vendore të cilat i ka prodhuesi jonë, dhe që mendoj se janë shumë cilësorë dhe dita ditës kualiteti i tyre është duke u ngritur.

Më mirë të jeni këshilltar i Limajt apo ministër?

Unë jam në politikë për shkak të pasionit të jashtëzakonshëm që kam për t’i shërbyer vendit. E kam zgjedhë politikën si mjet për shërbim ndaj vendit. Jam njëri nga themeluesit e NISMA Socialdemokrate, anëtar i Kryesisë së saj dhe sekretar për marrëdhënie me publikun. Ashtu siç e dini ju, unë një kohë të gjatë kam punuar dhe bashkëpunuar me kryetarin Limaj, për një kohë shumë të gjatë kam qenë shef i kabinetit të tij, dhe kjo përvojë më ka mësuar dhe ndihmuar shumë në detyrën e re si ministër që ma ka besuar partia dhe kryetari Limaj.

Sa jeni të dhënë pas mbrëmjeve? Pra ministri Shala a i frekuenton lokalet e natës?

Unë jam lind dhe jam rritë në Prishtinë, e gjithë shoqëria ime është këtu, dhe në Prishtinë siç e dini frekuentimi i lokaleve është kulturë e rinisë, prandaj edhe unë si shumë bashkëqytetar dhe miq të mi frekuentojmë lokale të ndryshme. Me duhet të them që para angazhimit tim si ministër kam pas më shumë kohë edhe për miq edhe për familje, tashmë kjo kohë është kufizuar, por unë mundohem të jemi po ai i njëjti që kam qenë gjithherë.

Cili është ushqimi juaj më i preferuar? E kam fjalën për ushqim tradicional.

Drejt me ju tregu pasuli me mish, me mish terur.

Sa orë në ditë ia kushtoni fëmijëve tuaj?

Pak, në krahasim sa e meritojnë. Por politika është kjo, që kohë nuk të lë shumë. Unë përpiqem të jem me fëmijët e mi, dhe pak kohë nëse e kam e shfrytëzoj të jem me ta. Provoj të mos iu mungoj.

Sa ju ndihmojnë këshillat e bashkëshortes në punën tuaj dhe cila ka qenë këshilla e saj që ju ka hyrë më së shumti në punë deri më tani që prej kohës që jeni të martuar?

Bashkëshortja ime është krahu im i djathtë, pa të cilën nuk do të mundja të funksionoja. Ajo dhe e gjithë familja më ndihmojnë në punët e mia të përditshme me këshilla dhe me kujdes që unë të jem sa më i mirë në opinion.

Cili ka qenë lapsusi juaj më i madh që keni bërë që prej kohës që jeni në politikë?. Lapsus që nuk e ka vërejtur askush, por që ju e dini se e keni bërë atë. Qoftë në protokoll apo diçka të ngjashme.

Nuk më kujtohet momentalisht ndonjë që ta theksoj, por si në çdo punë tjetër edhe gjatë punës time ka ndodhur të ketë ndonjë lëshim apo gabim të vogël që mund të konsiderojmë lapsus.

Nëse jo në Kosovë, ku do të dëshironit ta kaloni natën e Vitit të Ri dhe me kënd?

Zakonisht gjithë Vitin e Ri e pres me familjes time dhe gjithherë në shtëpinë time, sepse e kemi edhe traditë familjare që festat të na bashkojnë.

Cili është synimi juaj për vitin 2019?

Kam shumë punë në MTI që bashke me stafin tim të krijojmë kushte edhe më të mira për bizneset, ta bëjmë Kosovën vend të lakmueshëm për investitorët e huaj. Synimi im është që përmes vendimeve të mia të rritet punësimi dhe të zhvillohet ekonomia.

Cila do të ishte dëshira juaj në ora 00:00?

Që Kosova ta ketë ekonominë e zhvilluar, të ketë punësim, ta rris eksportin dhe të punojmë që rinia mos ta lërë Kosovën.

Mesazhi juaj për të gjithë qytetarët për Vitin e Ri?

Ju uroj të gjithë qytetareve më shumë dashuri, më shumë respekt për të ecur drejt një Kosove më të zhvilluar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme