Ministri Lluka Vitin e Ri do ta pres me punëtorët e KEK-ut

22:17 | 31 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka vendosur që Vitin e Ri ta pres me punëtorët e KEK-ut.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, në një intervistë për lajmi.net, ka bërë të ditur se Vitin e Ri 2019 do ta pres së bashku me punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

“Sonte, për festën e Vitit të Ri, do të vizitojë kujdestarinë e KEK-ut për t’i uruar dhe dëshiruar një vit të mbarë për ta dhe familjet e tyre. Arsyeja pse kam përzgjedhur këtë herë KEK-un është se ata punëtorë punojnë në kushte të vështira për të siguruar ndriçim për ne”, ka treguar Lluka për lajmi.net.

Lluka po ashtu ka bërë të ditur se kjo nuk është hera e parë që ai e pret Vitin e Ri me punëtorët e ndërmarrjeve publike, pasi edhe vitin e kaluar ai kishte vizituar punëtorët e Ngrohtores së Gjakovës në natën e Vitit të Ri.

Ai këtë përgjigje e dha pasi u pyet nga lajmi.net nëse do të pranonte që natën e Vitit të Ri ta kalonit me punëtorët e Trepçës dhe të KEK-ut.

Pas pak ju sjellim intervistën e plotë me ministrin Lluka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme