Google ADS

Shqipëria ndër vendet me dendësi të lartë të popullsisë

21:04 | 31 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Sipas një harte të re të publikuar nga The Independent, Shqipëria rezulton në mesin e shteteve me dendesi të lartë të popullatës për metër katror.

Me ngjyrim të portokallinjtë, afër të kuqes së “rrezikshme”, Shqipëria, sikurse edhe pjesa më e madhe e shteteve të Europës Qendrore dhe Lindore, kanë një dendësi 70-140 njerëz/m2. Italia jonë fqinjë rezulton me dendësi më të lartë, që arrin deri në 330 njerëz/m2.

Sipas shifrave të INSTAT, Qarku i Tiranës i cili përfshin edhe kryeqytetin e Shqipërisë ka dendësinë më të lartë me 529 banorë për km2, ose pesëfishin e mesatares.

Vendet me densitetin më të lartë në botë janë vendet aziatike, si India, Pakistani, Kina dhe Japonia. Dendësi të lartë të popullsisë kanë gjithashtu edhe vendet e Europës Perëndimore. Densiteti i popullsisë së Belgjikës 366 banorë, kurse ai i Holandës 405 banorë për km2. Ndërkohë, edhe vende si Anglia, Gjermania, Zvicra dhe Italia, e kanë dendësinë e popullsisë mbi 200 banorë.

Vendi që kryeson me densitetin më të ulët është Groenlanda, me 0.0 njerëz për km2. Ky shtet-ishull ka rreth 56 mijë banorë, por sipërfaqe 448.3 milje në katror. Edhe Mongolia renditet në vendet me densitet të ulët, sipas të dhënave të Telegraph, 1.9 banorë për km2.

Islanda ka një popullsi prej 330 mijë banorë, pjesa më madhe e përqendruar në Reikjavik. Densiteti i popullsisë në Islandë është 3.3 banorë për km2.

Në një studim të mëparshëm, të përpiluar nga PopulationPyramid.net parashikohet se ndonëse Shqipëria aktualisht ka dendësi mesatare të popullimit, pas 25 vitesh projeksionet mbi popullsinë tregojnë se do të ketë një ulje të numrit të banorëve në 2.6 milionë apo me rreth 300 mijë banorë, ndërsa dendësia e popullsisë do të jetë 93 banorë/kilometër katror.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme