Pacolli uron Vitin e Ri: Le të sjellë 2019-ta mbarësi, lumturi e paqe

20:16 | 31 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli ka uruar me rastin e ndërrimit të motmoteve.

Ai ka thënë se ky vit që po lëmë pas ishte mjaft sfidues, por që shpreson të tejkalohen me sukses, shkruan arbresh.info.

Pacolli ka uruar mbarësi e paqe për vitin 2019.

Për më tepër lexoni shkrimin pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,

Viti që po lëmë pas ishte mjaft sfidues për Republikën e Kosovës në sferën politike, shpresojmë që së bashku do t’i kalojmë të gjitha me sukses.

Le të sjellë 2019-ta mbarësi, lumturi, paqe e prosperitet për të gjithë.

URIME VITI i Ri të gjithëve! RrP

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme