Xherdan Shaqiri është bërë lojtari i preferuar i tifozëve të Liverpoolit dhe arsyet prapa kësaj janë padyshim të qarta për të gjithë.
Nga largimi prej Stoke City, shkëlqimin në Kampionatin Botëror, transferimin e shumë pritur te Liverpooli, shkëlqimin nën udhëheqjen e trajnerit Jurgen Klopp e deri te klasi i tij që ka qenë faktori kryesor për një vit tejet të suksesshëm të tij, Arbresh.info iu sjellë në pika të shkurtra vitin 2018 të “Messit të Alpeve”.
Dëbimi që i hapi dyert
Pavarësisht kritikave të mëdha ndaj tij nga analistët, Xherdan Shaqiri kontribuoi dukshëm te Stoke City në sezonin e tij të fundit.
Ylli kosovar arriti të shënoi tri herë radhazi në shkurt duke gjetur rrjetën në disfatën 2 me 1 kundër Bournemouthit, barazimit 1 me 1 kundër Brightonit dhe atij me të njëjtin rezultat kundër Leicesterit ndërkohë që Stoke City po luftonte kundër dëbimit nga Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Ai luajti në 38 ndeshje për klubin dhe përfundoi si golashënuesi më i mirë në skuadër me tetë gola dhe shtatë asistime.
Sidoqoftë, përgjigjen më të mirë përveç asaj në fushë, Shaqiri e dha edhe në një deklaratë për një medium zviceran duke thënë se aty ka “mungesë të kualitetit” duke iu referuar bashkëlojtërve të tij si dhe duke shtuar që as edhe prezenca e Ronaldinhos nuk do ta përmirësonte skuadrën.
Më 5 maj, Shaqiri shënoi golin e epërsisë në disfatën 1 me 2 kundër Crystal Palaces, ku u zyrtarizua dëbimi nga Premierë Liga i skuadrës së Stoke City.
Por, kjo i hapi dyert lojtarit nga Gjilani për një aventurë të re dhe largimi i tij nga skuadra ku qëndroi për tri vite ishte vetëm çështje kohe.
Lufta për shërbimet e tij
Koha e tij te klubi në stadiumin Bet365 përfundoi me mbylljen e atij sezoni, por menjëherë pas kësaj u krijua një luftë për shërbimet e tij.
Si një lojtar me klas, qëndrim të lartë dhe i fortë në krosime, goditje nga distanca, depërtime dhe gjuajtje të lira, klauzola e tij prej vetëm 15 milionë euro në kontratën e tij e bënte atë një lojtar vërtetë të dëshiruar si nga rivalët e afërt ashtu edhe te skuadrat e mëdha jashtë Anglisë.
Përveç interesimit të konfirmuar nga Liverpooli, ish anësori i Bayern Munichut dhe Interit besohej se ishte shënjestër për transferim edhe e strategut portugez Jose Mourinhos, i cili e kishte lavdëruar për paraqitjet e tij të shkëlqyera në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, shkruan portali arbresh.info.
Newcastle United, Evertoni, Tottenham Hotspuri, Galatasaray, Lazio, Real Betisi dhe Arsenali ishin klubet që ishin të gatshme për t’i ofruar një rrugë largimi atij menjëherë pas rënies së Stoke Cityt në Championship.
Arsenali gjatë një periudhe të gjatë vlerësohej madje si favorit për të rrëmbyer shërbimet e tij.
“Shqiponja” në Kampionatin Botëror
Krijimi i shqiponjës me duar bëri jehonë në mbarë botën gjatë Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Ishte ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, të cilën “Helvetikët” e fituan me rezultat 2 me 1 falë Shaqirit.
Ylli tjetër kosovar, Granit Xhaka kishte barazuar shifrat në 1 me 1 por goli në minutat e fundit të ndeshjes nga 27-vjeçari shkaktoi brohoritje dhe ovacione të shumta në stadium për shkak se dyshja festuan duke bërë shqiponjën, shkruan portali arbresh.info.
Atyre iu kishte bashkangjitur edhe mbrojtësi i Arsenalit, Stephan Lichtsteiner.
Gjatë katër paraqitjeve te skuadra e Zvicrës në Kampionatin Botëror, Shaqiri kishte krijuar një asistim edhe ka shënuar një gol, ndërsa në katër paraqitjet e tjera në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve, Shaqiri ka krijuar tri asistime dhe ka shënuar një gol.
Edhe pse në fund kërkuan falje për “të gjithë ata që janë ndierë të fyer”, ai së bashku me Xhakën dhe bashkëlojtarin e këtij të fundit e “Topçinjtë” u ndëshkuan me gjoba nga UEFA.
Kalimi në Liverpool
Menjëherë pas eliminimit nga turneu madhështor në Rusi nga Suedia në play-off të 1/8-ës, Xherdan Shaqiri pranoi një thirrje në telefonin e tij nga njëri prej trajnerëve më të mirë në botë.
Jurgen Klopp, skuadra e të cilit ishte finaliste në sezonin e kaluar në UEFA Ligë të Kampionëve, kishte telefonuar lojtarin nga fshati Zhegër duke e ftuar për transferim te skuadra e tij dhe Shaqiri me plotë kënaqësi i dha një pozitive.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një klub i madh me një histori të madhe, lojtarë të mëdhenj dhe një trajner fantastik. Pra, unë jam i kënaqur dhe i lumtur që jam këtu”, ishin këto fjalët e para të Xherdan Shaqirit në Anfield.
“Si një lojtar, ju gjithmonë dëshironi të jeni në fazat më të mëdha në futboll. Disa vite më parë unë doja të vija këtu, por nuk ndodhi. Jam vërtetë shumë i lumtur që më në fund jam këtu. Dua të përmirësohem, dua të jem me më të mirët dhe të fitoj tituj. Kjo është arsyeja pse jam këtu”
Ai zgjodhi më pas fanellën me numër 23 në Anfield dhe debutoi në ndeshjen në kuadër të International Champions Cup kundër Manchester United në Michigan.
Shaqiri realizoi një supergol me gërshërë duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve qysh në fillim të kohës së tij si një lojtar i “Redsave”.
Shkëlqimi i menjëhershëm
Ajo që shfaqi në turnet ndërkombëtar para fillimit të sezonit ishin vetëm një grimcë e vogël e asaj Shaqiri tregoi se di të bëjë më vonë.
Llogarinë e tij në Premierë Ligë si një lojtar i Liverpoolit e hapi në takimin e javës së fundit të muajit dhjetor në ndeshjen në Anfield si nikoqir kundër Cardiffit duke shënuar golin e tretë të fitore së thellë 4 me 1.
Goli i dytë erdhi menjëherë në xhiron tjetër të Premierë Ligës në takimin kundër Fulhamit, ndërsa tri golat e tjerë i ka shënuar brenda muajit dhjetor. Ai shënoi në minutat shtesë të ndeshjes si mysafirë kundër Burnleyt pas asistimit nga superylli Mohamed Salah, shkruan portali arbresh.info.
Ai ka shënuar kundër Manchester United menjëherë pas inkuadrimit në fushë. Ai u fut në lojë më minutën e 70′ dhe pas vetëm dy minutave i dha epërsinë skuadrës së Jurgen Klopp, ndërsa pas tetë minutave shënoi edhe golin e qetësisë për 3 me 1.
Vetëm dy ditë më vonë, bordi i Manchester United shkarkoi trajnerin Jose Mourinho dhe Shaqiri ka konfirmuar se ka pranuar mesazhe në telefonin e tij me “akuza” ndaj tij kinse qëndron prapa shkarkimit të portugezit. “Ti je fajtor”, “Shkarkove Mourinhon” ishin disa nga mesazhet të cilat i ka zbuluar kosovari.
Me këtë ndeshje, Shaqiri u bë një hero i tyre, u kthye në një lojtar i preferuar i tifozëve si dhe vendosi një rekord të ri për shkak se Liverpooli shkoi në 18 ndeshje në histori të tyre në Premierë Ligë si i pamposhtur.
Shaqiri është bërë gjithashtu lojtari i parë zëvendësues te Liverpooli që shënon dy gola kundër United dhe këto dy gola bënë që ai të arrijë shifrën prej pesë gjithsej, më shumë seç ka shënuar në dy sezonet e tij të para te Stokey CIty.
Goli i tij i fundit gjatë 2018-ës ishte në fitoren e thellë 4 me 0 kundër Newcastles. Sidoqoftë, ai ka kontribuuar edhe me tri asistime për skuadrën e Jurgen Klopp deri tani.
Klasi i tij
Shaqiri pra është një lojtar që ka ndikim të madh dhe përtej numrave të lartpërmendur, çdo herë që ai është në fushë duket si një lojtar që është në gjendje për të bërë diçka ndryshe.
Aftësitë e tij me topin janë të njohura për të gjithë dhe driblimet nga anësori janë gjëja më e shpeshtë që ne mund të shohim në fushë prej tij. Ai ka kompletuar katër driblime këtë sezon në Premierë Ligë pas 13 përpjekjeve.
https://www.facebook.com/EURO2020/videos/372244376852240/
Po ashtu, një tjetër fushë në të cilën Shaqiri është i mirë, është pjesa kreative. Ai është një lojtar të vazhdimisht quhet si një forcë kreative.
https://twitter.com/LFC/status/1054963194169565184
Shpresa për titull
Me tri pikët që ia siguroi në takimin kundër Manchester United, Liverpooli ka siguruar kreun e tabelës pas një gabimi befasues nga Manchester City kundër Crystal Palaces.
Qysh në deklaratat e para si një lojtar te Liverpooli, Shaqiri ka përmendur se qëllimi dhe shpresa e tij e vetme para kësaj lëvizje është ngritja e trofeve, shkruan portali arbresh.info.
“Ne do të jemi deri në fund për titull”, ka thënë ai. “Ne nuk duhet ta shikojmë Man Cityn, ne duhet ta shikojmë vetëm veten dhe të mundohemi të japim më të mirën nga vetja”.
“Çdo ndeshje e ka historinë e vet dhe ne shikojmë ndeshje për ndeshje se ku qëndrojmë në fund të sezonit”
“Nëse ju fitoni ndeshje si këto, atëherë ju do të luftoni deri në fund, të vazhdoni të punoni dhe të fitoni ndeshje të vështira”, ka shtuar më tej Shaqiri.
Liverpooli duket si një klub i kompletuar për të qenë fitues i kampionatit anglez këtë sezon, por pavarësisht se mbyll se ka përfunduar si kampion dimëror gjërat mund të ndryshojnë tutje për shkak se ata janë skuadra e vetme që kanë fituar titullin në Premierë Ligë edhe pse kanë përfunduar si lider të tabelës gjatë kohës së Krishtlindjeve./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...