Lewandowski: Mund të pensionohem tek Bayern

18:11 | 31 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski duket se ka marrë një vendim rreth të ardhmes së tij.

Golashënuesi më i mirë tek Bayern në sezonet e fundit, do të mbetet pa kontratë në vitin 2021.

Por, ai ka thënë se dëshiron qëndrimin tek Bayern Munich edhe për një kohë të gjatë, duke hedhur kështu poshtë zërat për një kalim të mundshëm në Real Madrid.

“Nuk po mendoj që të largohem tek ndonjë skuadër tjetër. Që prej kur kanë filluar këto zëra, zemra ime ka qenë 100% me Bayern” ishin fjalët e polakut, transmeton lajmi.net.

“Unë identifikohem me këtë klub. Mund ta shoh vetën time duke përfunduar karrierën këtu” ka thënë ndër të tjerash Lewa.

Sulmuesi ka filluar mirë këtë edicion duke realizuar 22 gola në të gjitha kompeticionet me Bayern

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme