Bedri Istrefi emërohet U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës

12:54 | 31 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Përmes një njoftimi për medie është bërë e ditur se Bedri Istrefi është emëruar ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës.

“Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A në mbledhjen e sotme të datës 31 Dhjetor 2018, ka vendosur që për pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të emërohet z. Bedri Istrefi”, thuhet në njoftim.

 

 

Kujtojmë që ushtrues detyre i kryeshefit të kësaj ndërmarrje deri tani ka qenë Zeqir Kiçina

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme