KEDS-i njofton se sonte nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

12:22 | 31 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Edhe këtë vit kishte ndërprerje të rrepta të energjisë elektrike në vend.

KEDS nuk kursei qytetarët, duke lënë në terr ata dhe duke dëmtuar shumë biznesnese, madje shpesh kjo është bërë edhe me orë të gjata.

Reduktimet më të mëdha ndodhën pikërisht gjatë muajve të fundit, kur temperatuar kanë shënuar në – gradë celcius

Megjithatë KEDS përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se të paktën sot në ndërrimin e moteve, nuk do të ballafaqohemi me ndërprerje të rrymës elektrike. Teksa kanë bërë apel që konsumatorët të kenë kujdes dhe të kursejnë aty ku kanë mundësi.

“KEDS ka përgatitur maksimalisht rrjetin paraprakisht për ballafaqim me kushtet e rënduara atmosferike. Ekipet e mirëmbajtjes kanë qenë në vazhdimësi duke punuar në përforcim të rrjetit, duke i zëvëndësuar pajisjet e dëmtuara, sikurse duke i pastruar trasetë e rrjetit”, shkruhet më tej në njoftim.

Ndryshe, KEDS këtë vit u kritikua jo vetëm nga qytetarët, por edhe krerët më të lartë të vendit për reduktimet e ashpra, ndërsa pati edhe protesta./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme