Google ADS

6 arsye pse ju duhet të blini iPhone 8 dhe t’i thuani ”jo” iPhone XS

23:02 | 30 Dhjetor 2018
Arbresh.info

TechSot.Al sjell për ju gjashtë arsye pse ja vlen të blini një iPhone 8, i cili doli në treg vitin e kaluar, se sa një iPhone XS.

  1. iPhone 8 kushton mbi 400 dollarë më pak se iPhone XS. iPhone 8 kushton rreth 600$ (në tregjet amerikane) për verzionin 64 GB, dhe 749$ për verzionin 256 GB. Ndërsa iPhone XS fillon nga 999$ dhe vazhdon deri në 1.349$
  2. iPhone 8 është më i lehtë dhe më i hollë se iPhone XS.
  3. iPhone 8 është rezistent ndaj ujit, dhe ka karikimin wireless, sikurse dhe iPhone XS.
  4. iPhone 8 ka butonin kryesor Home Button që simbolizon iPhonat, që do të thotë se ky smartfon ka skanerin e gishtit, me të cilin mund të hapni telefonin tuaj.
  5. iPhone 8 ka një kamer të avancuar që është pothuajse aq e mirë sa ajo e iPhone XS.
  6. iPhone 8 do të ketë iOS 12, sistemin e ri operativ të Apple, që do vijë dhe me iPhone XS.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme