Brexit-i mund të mos ndodhë më.
Paralajmërimi vjen nga një anëtar i qeverisë së Theresa May-t, ministri i Tregtisë me Jashtë, Liam Fox, i cili deklaroi se nëse marrëveshja e kryeministres nuk votohet në Parlament muajin e ardhshëm, mundësitë që shkëputja e Britanisë nga Bashkimi Evropian të mos realizohet kurrë janë 50 me 50.
Mbretëria e Bashkuar duhet të dalë nga blloku 29 marsin e vitit 2019, por rruga e largimit ka qenë e vështirë dhe në pengesën e fundit madhore është kthyer pikërisht ujdia e negociuar prej May-t me krerët e Bashkimit Evropian.
Marrëveshja duhet të ishte kaluar në Parlament që në dhjetor, por shefja e ekzekutivit vendosi ta shtynte kur u bë e qartë se pakti nuk do të merrte mbështetjen e shpresuar./tch/
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...