Shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, e ka përmbyllur vitin 2018 në degën e LDK-së në Rahovec, në vendlindjen e tij.
Ata mbajtën një koktej përmbyllës duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e kësaj dege për angazhimin e tyre në LDK, njofton Klan Kosova.
Hoti përmbylli këtë takim duke uruar për Vitin e Ri.
Ja postimi i tij i plotë:
Sot mbajtëm koktejin përmbyllës për vitin 2018 me strukturat e Degës së LDK-së në Rahovec. Dëshiroj të falënderoj të gjithë për angazhimin gjatë këtij viti, anëtarët e kryesisë të degës, kryetaret e nëndegëve, këshilltarët komunalë të LDK-së, forumin rinor dhe forumin e gruas dhe veprimtaret e tjerë.
Na priftë e mbara në vitin 2019 në promovimin e vlerave të LDK-së dhe në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës dhe interesit të qytetarëve pa dallim.
Urime të gjithëve, shëndet e gëzime në 2019.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...