Për festat e fundivitit, 387 familje në nevojë kanë marrë pako ushqimore dhe veshmbathje.
Kjo si rezultat i një aksioni humanitar, që nisi dy javë më parë me iniciativën e Vanesa Sadriut nga Klubi RinON në komunën e Ferizajt.
Sadriu ka thënë se qëllimi i aksionit ka qenë solidarizimi me familjet në nevojë, teksa tregoi se plot familje pranuan ndihmat me lot në sy.
“Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë që të bashkëndiejmë me qytetarët e tjerë, me familjet në nevojë, të cilat nuk i kanë kushtet për t’i festuar festat e fundvitit”, ka thënë Sadriu.
Ajo po ashtu ka treguar se ky aksion ka gjetur përkrahje nga donatorë dhe qytetarë të shumtë, me ndihmën e të cilëve arritën që për dy javë të grumbullojnë ushqime e veshmbathje.
“Aksioni ka filluar qe dy javë. Për dy javë rresht kemi punuar ditë e natë dhe kemi arritur që të sigurojmë ushqim për 387 familje, dhurata, e po ashtu veshmbathje. Aksioni është nisur nga unë në kuadër të klubit RinON, po gjithmonë kemi pasur edhe mbështetje nga agjencionet e patundshmërive këtu në Ferizaj”, ka thënë Sadriu për KosovaPress.
Përndryshe, familjet përfituese të këtij aktiviteti janë kryesisht nga fshatrat e Ferizajt, Kaçanikut, Klinës e Vitisë.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor