Në prag të festave të fundvitit, sekretarja organizative në AAK, Donika Kadaj-Bujupi, ka vizituar fëmijët e Mitrovicës së Veriut.
Deputetja e AAK-së iu ka shpërndarë dhurata, ndërkaq ka thënë se për këto festa të gjithë duhet të jemi solidarë me njëri tjetrin.
“Ashtu sikurse viteve tjera, edhe sivjet në prag të vitit të ri kam vizituar fëmijët e Mitrovicës së Veriut. Festat e fundvitit thërrasin në dhurim prandaj le të jemi më bujarë me njëri-tjetrin”, ka thënë deputetja.
Ndërkaq, Kadaj edhe më herët ka vizituar fëmijët në veri, duke qenë kështu deputetja e vetme që viziton qytetarët andej ure.
Aksident me vdekje në Shkodër
BE: Projektligji i Qeverisë së Serbisë për përndjekjet në Ko...
Komentet e Biden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris
Rama: Rrugicat e pazarit të Gjirokastrës së rilindur zgjohen...
Shoqata e Onkologeve të Kosovës organizon aktivitet në kuadë...
Komentet e Biden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris