Google ADS

‘Ciao’ Arsenal! Ozil te klubi i madh evropian

16:37 | 30 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Mesut Ozil me shumë gjasë do të largohet nga Arsenali me të përfunduar ky sezon.

Mesut Ozil nuk dëshiron të qëndroj te Arsenal, pasi e ka humbur rëndësinë në skuadër me ardhjen e Unai Emery.

Mesfushori gjerman ka marrë disa oferta, andaj i ka bërë me dije skuadrës londineze se ai do të largohet me të përfunduar ky sezon.

Ozil është bërë cak i PSG-së, që është e gatshme t’i ofroj një pagë të majme.

Gjermani është i gatshëm që të transferohet te skuadra franceze, pasi Adrien Rabiot do të kalojë te Barcelona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme