Google ADS

PSG rivalizon Evertonin për yllin e Watford

22:37 | 24 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Paris Saint Germain po e “monitoron” yllin e Watford, Abdoulayer Doucoure, i cili gjithashtu po vëzhgohet nga Everton.

Skuadra kampione e Ligue 1 po ofrojnë 35 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit, shkruan “Daily Mail”.

Doucoure ka qenë lojtari kyç për skuadrën e tij, e cila tashmë renditet në pozitën e shtatë të Premierligës.

Kujtojmë se lojtari gjithashtu po kërkohet nga ish trajneri i tij Marco Silva, i cili tashmë është nën drejtimin e Everton.

Mbetet të shihet se kush do ta fitojë garën për shërbimet e tij, ose nëse ai do të zgjedh të vazhdojë me Watford.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme