Google ADS

Përfundimtare: Lucas Hernandez nuk largohet nga Atletico

22:27 | 24 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Lucas Hernandez nuk do të largohet gjatë janarit nga Atletico Madrid.

Ditëve të fundit, mbrojtësi i majtë francez ka qenë lidhur ngushtë me një largim të mundshëm drejt Bayern Munich.

Megjithatë, pas disa bisedimeve të zhvilluara mes klubit dhe lojtarit, thuhet se ai nuk do të largohet gjatë dimrit, shkruan “AS”.

Ishte skuadra e Bayern që udhëtoi në Spanjë për t’i bërë të ditur lojtarit se është e interesuar për shërbimet e tij.

Atletico në anën tjetër dëshiron që të rinovojë me lojtarin i cili me gjasë gjatë verës do të largohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme