Delph i bindur: Manchester City do të përgjigjet

20:22 | 24 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Fabian Delph mendon se skuadra e tij do të rikthehet furishëm pas festave të fundvitit, dhe për këtë ka një arsye.

Ai mendon se yjet që do të rikthehen nga lëndimet që i kanë lënë jashtë, do ta ndihmojnë shumë skuadrën e Pep Guardiolas.

Kevin De Bruyne, Sergio Aguero dhe Ryiad Mahrez munguan për një kohë dhe nuk gëzuan minutat maksimale.

“Është e rëndësishme të mos mbesim tek e kaluara dhe ta jetojmë të tashmen” ka thënë reprezentuesi anglez, transmeton lajmi.net.

“Ajo ndeshje ka mbaruar tashmë (kundër Crystal Palace). Tashmë duhet shikuar për ndeshjen e radhës. Vëmendja është tek tri pikët e radhës” ka thënë Delph në vazhdim

“Është gjithmonë një ndihmë kur ke të kompletuar skuadrën” ka thënë anglezi duke iu referuar treshes De Bruyne, Aguero e Mahrez.

Kujtojmë se mesfushori anglez në formacionin e Man City paraqitet si një mbrojtës i majtë.

Ai është përshtatur mjaft mirë dhe në mungesën e Mendy është zgjedhja e parë e Guardiolas

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme