Sot, legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka marrë statusin e “Qytetarit me Merita të Veçanta”.
Ish presidenti i FFK-së këtë status e mori pas propozimit të ministrit të MKRS( Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit), Kujtim Gashi.
Propozimi i Gashit u miratua sot në mbledhjen e qeverisë, siç është bërë e ditur, përcjell lajmi.net.
Më poshtë mund ta lexoni kumtesën e plotë.
“Sot Qeveria e Kosovës mori vendim për njohjen e statusit të qytetarit me merita të veçanta për Fadil Vokrrin, për kontributin e tij që ka dhënë në promovimin e sportit. Në bazë të propozimin të bërë, në baza mujore familjes së tij do t’i ndahen mjete financiare në vlerë prej një mije euro”, ishin fjalët e ministrit Gashi, përcjell lajmi.net.
“Fadil Vokrri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, qoftë si futbollist aktiv, e mandej edhe si udhëheqës sportiv. Me angazhimin e tij kemi ardhur deri në këtë ditë, kur futbolli i Kosovës është i ndërkombëtarizuar plotësisht”, ka shtuar ministri
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?