Deputeti nga radhët e PSD-së, Frashër Krasniqi tregoi arsyet pse kjo parti është përfshirë në ‘luftë fjalësh’ me opozitën.
“Prej Vetëvendosjes dhe LDK-së jemi në shënjestër për shkak të xhelozisë dhe inateve partiake. Xhelozi sepse PSD-ja po i realizon krejt kërkesat që i ka pasur opozita”.
“Prej kur është themeluar kjo qeveri, vetëm një sukses nëse e kanë pasur si opozitë ne tërhiqemi”.
Krasqniqi në Info Magazine gjithashtu komentoi edhe mesazhet e deputetëve të PSD-së, për të cilat tha se nuk kanë qenë pazare por çështje negocimi. Ai shtoi është mjaft i kënaqur në këtë parti dhe se mesazhet ku flitet largimi nga PSD-ja kishin të bënin me një person tjetër.
Deputeti i PSD-së pati edhe një mesazh për Vetëvendosjen, përderisa komentoi publikimin e videos se Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
“Kemi dashur t’ju themi se me dashtë me e banalizu muhabetin edhe debatin edhe na kemi çka flasim edhe çka qesim edhe ne mundemi me i publiku të gjitha videot”.
“Leni këto diskutime banale. Lëne të kaluarën, le të sillemi si subjekte serioze që kanë strategji serioze dhe të ecim para. E ftoj VV-në edhe LDK-në që të bëhen pjesë e dialogut. Vetëm në këtë mënyrë mund ta faktorizojmë opozitën në dialog”.
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...