Google ADS

Prishtina ‘ngulfatet’ nga kolonat

18:42 | 24 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Qytetarë të shumtë kanë dërguar fotografi nga pjesë të ndryshme të kryeqytetit, duke treguar për kolonat e gjata, për shkak të të cilave ata nuk po mund të lëvizin me minuta të tërë.

Një qytetar ka dërguar fotografi nga udhëkryqi te Konviktet e Studentëve.

Sipas tij, në trafik është bërë një rrëmujë e madhe për shkak të mosfunksionimit të semaforëve.

Ndërsa, një qytetar tjetër ka dërguar foto nga Lagjja e Spitalit, ku po ashtu shihet kolonë e gjatë e automjeteve.

Kurse, nga “Rrethi i Flamurit”, një qytetar, i cili ka dërguar në KALLXO.com foto për bllokimin e rrugës nga automjetet e shumta, ka thënë se i është dashur gjysmë ore pritje në kolonë për të hyrë në qytet me veturën e tij.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetarët në adresë të KALLXO.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme