Pas urdhërit të Policisë së Shtetit për ndalimin e tregtimit të lëndëve piroteknike, ABC News ka monitoruar në terren punën e inspektorëve, të cilët janë caktuar për të ndjekur zbatimin e këtij vendimi.
Ndalimi i përdorimit të lëndëve piroteknike ka angazhuar përveç policisë së Shtetit, Agjentët Tatimorë edhe shërbimin zjarrëfikës të kryeqytetit.
Shefi i sektorit të Parandalimit të Zjarreve, Arjan Ahmetaj është caktuar që të monitorojë nga afër bashkë me specialistët e tij, disa nga tregjet industrial të Tiranës.
Fokusi është minimizimi i fishekzjarreve dhe kapsollave me lëndë shpërthyese.
Erjon Ahmetaj, shef i parandalimit të zjarrit: “Ne tani po shkojmë në drejtim të tregut çam, jemi kryesisht tek rruga e Kavajës. Aty do të shikojmë me ispektorët vendorë të parandalimi për të kontrolluar subjektet të cilat tregtojnë mjetet piroteknike. Qëllimi i këtij inspektimi është zbatimi i planit të masave me drejtorinë vendore të policisë. Subjektet nuk kanë të drejtë të tregtojnëmjete piroteknike ku bëjnë pjesë fishekzjarret.”
Si çdo fund dhjetori, trafiku është sfidë më vete për shërbimin zjarrëfikës. Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimit zjarrëfikës në disa subjekte që dikur tregtonin lëndë piroteknike, nuk rezultoi asgjë e jashtëligjshme. Alarmi për mospërdorimin e kapsollave dhe fishekzjarreve qëndron, pasi malli që ka hyrë në vendin tonë nuk ai i parametrave të Bashkimit Europian.
“Nuk mund të përdoret në mënyrë të pakontrolluar, të shkaktojnë dëmtime të duarve. Me sasinë e mbushur brenda krijojnë eksplozion.”
Ashtu si edhe policia edhe shërbimi zjarrëfikës do të jetë në gatishmëri për festat e fundvitit.
“Shërbimi zjarrfikës do të jetë në gatishmëri të plotë, kryesisht tek sheshi Skënderbej, aty ku Bahskia e Tiranës organizon festën e fundvitit, që të mos ketë asnjë lloj problemi. Edhe në ditën e sotme që do të bëhet festimi i festës së Krishtlindjeve, shërbimi zjarrfikës do të jetë në shërbim 24 orë. Dua të përfitoj nga rasti që të gjithë qytetarët, në rast se do të konstatojnëndonjë problem sado të vogël,duhet të telefonojnë në numrin 128, ku shërbimi zjarrfikës është 24 orë në gatishmëri dhe do tu gjendet qytetarëve për të kaluar sa më mirë dhe sa më qetë festat e fundvitit.
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri