PSD hap zyrën në komunën e Skënderajt

18:24 | 24 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Partia Socialdemokrate pas Drenasit ka hapur zyrat edhe në komunën e Skënderajt.

Aty të pranishëm ishin deputetët Faton Topalli dhe Frashër Krasniqi bashkë me koordinatorin e degës, Bujar Istrefi.

“Skënderaji është në vazhdën e komunave që ballafaqohet me probleme elementare. Banorët lokalë kanë ende për përditshmëri zvarritjen e projekteve investuese, mungesën e ujësjellësit dhe kanalizmit, deponitë e paligjshme të mbeturinave etj”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ata shtuan se kanë prioritet përmirësimin e shërbimeve të administratës, zgjerimin e hapësirave publike, transparencë në shpenzimet e parasë publike, luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme