Komuna e Prishtinës njofton se që nga e premtja e kësaj jave do të fillojë shpërndarja e shujtave të ngrohta për personat në nevojë, në formë të organizuar, përmes kuzhinës popullore dhe shkollave të kryeqytetit.
Sipas njoftimit të Komunës, çdo mbrëmje, duke filluar në ora 18:00, kuzhina popullore lëvizëse do të jetë në lagje të caktuara të Prishtinës.
“Qëllimi është që përveç kuzhinës lëvizëse, të kemi edhe kuzhina të përhershme në disa lokacione”, thuhet në njoftim.
Më 28 dhjetor, në ora 18:00, kuzhina do të jetë e hapur në shkollën “Dardania”, kurse më 29 dhjetor në ora 18:00 në shkollën “Zenel Hajdini”.
Pas këtij testimi, Komuna njofton se do të bëhen publike datat dhe lokacionet e tjera.
Komuna e Prishtinës fton qytetarët dhe bizneset që t’i bashkohen në këtë aktivitet që synim kryesor ka lehtësimin e jetesës së personave që kanë më së shumti nevojë për kujdes.
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A