Kryeministri mirëpret propozimin e Presidentit për rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së

15:36 | 24 Dhjetor 2018
V. S.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur propozimin e presidentit Hashim Thaçi për rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së.

Gjatë ditës së sotme presidenti i vendit Hashim Thaçi, jetë vizitës në Kazermën “Adem Jashari”, deklaroi se do të bëj kërkesë në Qeverinë e Kosovës që të ketë rritje të pagave për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Një kërkesë të tillë e ka mirëpritur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë deklaroi se kurdo që vjen propozimi konkret nga presidenti Thaçi, ai do ta miratojë një kërkesë të tillë.

“Rritjen e pagave për ushtarët e mirëpresim kurdo që jepet propozimi konkret”, deklaroi Haradinaj, i cili shtoi se qeveria e udhëhequr nga ai ka bërë dhe do të bëj mjaftë shumë për sigurinë e vendit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme