Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë sot pas takimit me gjeneralin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, dhe me ushtarët e FSK-së se do të propozojë rritjen e pagës për ushtarët në mënyrë që të kenë një jetë dhe punë të dinjitetshme.
Thaçi pas drekës së përbashkët me ushtarët e FSK-së tha se shpreson që Qeveria e Kosovës do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së tij.
“Pasi themeluam ushtrinë kemi një unanimitet të plotë të zhvillimit të ushtrisë, të punës saj të mbarë, realizimit të misionit synimit kam vendosur si president i Kosovës t’i propozoj rritjen e pagës për ushtarët e FSK-së”, tha Thaçi.
Presidenti i vendit tha se ka besim të plotë të gjitha institucionet e vendit do të jenë të mobilizuar në këtë drejtim. Ai tha se pakoja e ligjeve për transformimin e FSK-së ende nuk ka shkuar në Presidencë, por në momentin që do të arrijë do ta nënshkruajë.
Thaçi ka folur edhe për periudhën sa ka qenë pjesëtar i UÇK-së, raporton Telegrafi.
“Ndihem shumë krenar që kam qenë ushtar i lirisë. Ajo periudhë më jep krenari dhe dinjitet për të vazhduar në misionin e ri, të fuqizimit të FSK-së”, tha ai, duke shtuar se ushtria e Kosovës do t’i kontribuojë paqes kudo që kërkohet.
Ai tha se shpreson që në të ardhmen jo të largët, ushtari i Kosovës dhe i Serbisë t’i shërbejë së bashku në misione paqësore në botë.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën