Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka thënë se askush nuk e ka përmendur zyrtarisht çështjen e bashkimit të këtyre tri komunave me Kosovën.
“Shkëmbimi i territoreve dhe aneksimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është diçka që u tha në qëndrimet e disa liderëve shqiptarë nga Kosova, në radhë të parë Hashim Thaçi ka folur për këtë. Por askund, as në bisedë me bashkësinë ndërkombëtare, nuk është përmendur zyrtarisht çështjen e shkëmbimit të territorit dhe askund nuk është vënë në pikëpyetje integriteti territorial dhe sovraniteti i Serbisë në këto tri komuna dhe unë shpresoj se në periudhën e ardhshme nuk do të ketë”, ka thënë Stankoviq, transmeton Indeksonline.
Ai tha se nuk ka dëshmi që kjo çështje është diskutuar me bashkësinë ndërkombëtare duke thënë se duhet përkujtuar edhe mbledhjen e dy qeverive shqiptare, ku nuk u përmendën këto tri komuna.
Stankoviq shtoi se Thaçi ka pohuar se kjo temë do të jetë objekt i bisedimeve në Bruksel, por që tani për tani askush nuk e ka përmendur se këto tri komuna do të vihen në negociatat e Brukselit.
“Mendoj se është koha që shteti të jetë i pjekur dhe se e ardhmja ka të bëjë me bashkëpunimin që të ketë prosperitet”, ka përfunduar ai./Indeksonline/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”