Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vlerësuar se ekipi negociator për dialogun me Serbinë nuk ka legjitimitet dhe mbështetje qytetare.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky ekip nuk ka kapacitet për t’i sjellë Kosovës marrëveshje të dobishme.
Tahiri ka theksuar se partitë aktuale nuk kanë mandat dhe legjitimitet demokratik për ta përfunduar me sukses procesin e dialogut.
Ai ka thënë se për t’u arritur një zë unik karshi dialogut siç po kërkon ShBA-ja, partitë politike duhet të kthehen te sovrani për ta marrë mbështetjen e qytetarëve.
Tahiri ka theksuar se pa LDK-në nuk mund të merren vendime të mëdha për Kosovën.
Në këtë intervistë, Tahiri ka folur edhe për qeverisjen e tij në Komunën e Vushtrrisë.
Ai ka vlerësuar se ka qenë një vit i mirë për qytetin e Vushtrrisë, me lajme të rëndësishme sa i përket zhvillimit ekonomik, por edhe me një investim të shtuar në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë.
“Ajo që ka karakterizuar qytetin e Vushtrrisë është bashkimi i qytetarëve dhe i partive politike në kuvendin komunal për një ndryshim cilësor. Kemi ofruar një shembull të qeverisjes ndryshe, një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse ashtu siç kemi premtuar. Jemi vlerësuar komuna me prokurimin më të mirë nga USAID-i dhe kjo është e arritur shumë e madhe për administratën e Vushtrrisë. Kemi ndërtuar një administratë profesionale dhe tanimë shërbimet ofrohen në nivelin më të lartë. Kemi bërë reforma substanciale në shëndetësi dhe qytetarët janë duke e vërejtur ndryshimin që po ndodh. Edhe në arsim kemi bërë forma të rëndësishme duke ndërtuar katërmbëdhjetë kënde për lexim për herë të parë nëpër shkollat e Vushtrrisë. Gjithashtu, kemi investuar në renovimin dhe ndërtimin e shkollave të reja. Vitin e ardhshëm do ta kemi çerdhen e re dhe shkollën e muzikës”, ka thënë Tahiri.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...