Me më shumë se 400 milionë instalime në Desktop, ishte vetëm çështje kohe debutimi i Adblock Plus në pajisjet telefonike. Eyeo, kompania prapa kësaj shtese, e testuar së pari në vitin 2013 por e larguar nga Google, vendosi të kthehet sërish si Adblock Browser.
Pas disa muajsh testimesh, aplikacioni më në fund u lansua në pajisjet, transmeton arbresh.info, me platformë Android dhe iOS duke i premtua përdoruesve shfletim të shpejtë, sigurt, dhe të lirë nga reklamat e bezdisshme në telefonat apo tabletat e tyre.
Ashtu si homologu i tij në Desktop, Adblock Browser mund të bllokojë të gjitha reklamat apo t’i lejojë përdoruesve të zgjedhin një listë uebfaqesh që dëshirojnë të vazhdojnë përfitimin nga reklamat e pranuara.
Lansimi vjen pak koha para se gjiganti Apple të mbajë eventin e gjeneratën e re të iPhone-it, ku pritet të shpjegohet gjithashtu se si përdoruesit e iOS 9 do jenë në gjendje të bllokojnë përmbajtjet e caktuara nga hapja në shfletuesin e platformës./arbresh.info
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...