Google ADS

Presidenti francez kritikon presidentin e Amerikës për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria

19:25 | 23 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Presidenti francez, Emmaneul Macron ka thënë se i vjen thellësisht keq ndaj vendimit të fundit të homologut të tij amerikan, Donald Trump për tërheqjen e trupave nga Siria.

Macron, gjatë një konference për media në Çad tha se “një aleat duhet të jetë i besueshëm”.

“Më vjen thellësisht keq për vendimin e marr mbi Sirinë”, shtoi ai.

Më 22 dhjetor, Trump mbrojti vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Siria, pasi ai tha se ata kanë kryer misionin e tyre në mposhtjen e grupit militant, Shteti Islamik në Siri.

Më 20 dhjetor, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dha dorëheqje pas vendimit të Trumpit. Dy ditë më vonë, i dërguari i SHBA-së në koalicionin global në luftën kundër IS-it, Brett McGruk po ashtu dha dorëheqje për shkak të vendimit për tërheqjen e trupave amerikane.

Edhe shumë liderë të tjerë ushtarakë po ashtu kanë thënë se tërheqja e SHBA-së paraqet tradhti ndaj aleancës siriano-arabe dhe aleancës kurde, të cilat koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, i ka mbështetur në luftën kundër IS-it. Ndërkaq, Turqia ka kërcënuar se do të hyjë në zonat e kontrolluara nga grupet kurde, duke thënë se ata kanë lidhje me separatistët kurdë në Turqi, përcjell REL.

Aleatët e NATO-s, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me ndryshimin drastik të kursit të SHBA-së në luftën kundër IS-it, grup i cili është larguar nga shumica e territorit sirian, por vazhdon të ketë një prezencë të vogël në disa pjesë të Sirisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme