Rusia është e gatshme të angazhohet në bisedimet Prishtinë-Beograd nëse SHBA-ja do të bashkohej drejtpërdrejt në këtë proces dhe nëse Beogradi zyrtarisht i kërkon Moskës një gjë të tillë.
Kështu deklaroi ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Nenad Popoviq.
Ai, pas takimeve me zyrtarët rusë nga Qeveria e Federatës Ruse, tha se hapat e Prishtinës, si vendosja e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe miratimi i ligjit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, tregoi se BE-ja “nuk ka fuqi për të ofruar garanci se marrëveshjet e arritura midis Beogradit dhe Prishtinës do të respektohen”.
“Këto lëvizje të Prishtinës, si dhe mungesa e reagimit të BE-së, varros marrëveshjen e Brukselit. Tani, ne kemi nevojë për një format të ri të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, i cili, në vend të përkujdesjes së BE-së, duhet të kryhet në kuadrin e OKB-së, me ndërmjetësimin e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës”, theksoi ai.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...