Aksident me të lënduar në Suharekë

17:26 | 23 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në rrugën e Reshtanit në Suharekë dje rreth orës 10:50.

Në këtë aksident, sipas Policisë, ishin të përfshirë një automjet me tabela vendoresi dhe një këmbësor.

Si pasoj e aksidentit lëndime të rënda trupore në pjesën e kraharorit ka pësuar këmbësori i gjinisë mashkullore, i cili fillimisht merr tretman mjekësor në qendrën shëndetësore të Suharekës e më pas dërgohet për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme